Home » Automjete të tjera » 1930 Duesenberg Model J Sport Berline nga Murphy

Duket se kriza ekonomike nuk ka kapur disa fusha të tregut, pasi që rezultatet nga ankandi më i ri tregojnë miliona dollarë që vazhdojnë të derdhen për të blerë disa prej automjeteve më të mira, apo më mirë thënë vepra arti që lëvizin nëpër asfalt.

Në një event të ri në ishullin Amelia, organizuar nga RM, një palë Dusenebergs të viteve të 30-ta sollën para të majme. Të dy ishin Model J me punë nga Murphy dhe me motor me 265 kuaj fuqi dhe katër valvula për cilindër.

I pari ishte një salon i vitit 1930, i cili arriti që të shitet për një shumë të jashtëzakonshme prej 1.705.000 dollarë në ankand. I dyti ishte një kabriolet i vitit 1932, që u shit për një shumë prej 800.000 dollarë,

Pavarësisht gjendjes momentale ekonomike, ku një veturë mesatare për familje në kohën që jetojmë kushton mes 500 dhe 20.000 dollarë, shpenzimet e tilla nuk janë të çuditshme. Konsideroni këto blerje si Bugatti të periudhave të veta. Në fakt, së bashku me Rolls-Royce dhe Hispano-Suiza, kjo ishte saktësisht ajo që E.L. Cord kishte në mendje kur bleu Duesenberg dhe e shtoi atë në pasurinë e tij./infopress/

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!

Komentoni këtë artikull

© 2010 AutoLajme.com · Auslandskrankenversicherung