Sipas lajmeve te publikuara thuhet se shitja e automjeteve gjatë ketij viti është zvogëluar shumë krahasim me vitin e kaluar.
Grupacioni i importuesve të mjeteve motorike pranë Institutit të odave ekonomike pret që viti do të përfundojë me ulje prej rreth 36 për qind në krahasim me vitin 2008.
Të dhënat nga ky grupacion tregojnë se vetëm në nëntor shitja ka rënë për 36,83 për qind në krahasim me nëntorin e vitit të kaluar.
Nga janari deri në nëntor, janë shitur për 34,62 për qind më pak automjete në krahasim me periudhën e njëjtë vjet. Numri i automjeteve të shitura është më i vogël edhe nga periudha e njëjtë në vitin 2007 dhe 2006 që, sipas importuesëve, do të thotë se shitja është kthyer në nivelin si në vitin 2005 dhe 2006.
Parashikimi i Grupacionit të importuesve është se viti 2009 do të përfundojë me 11.356 automjete të shitura që është më pak edhe nga viti 2006.
Shkak kryesor për uljen e shitjes është kreditimi i zvogëluar i popullatës. Megjithatë, kur bëhet fjalë për brendet më të mëdha dhe më të njohura të automobilave, qytetarët vendosin të blejnë me para në dorë, përderisa markat më të vogla dhe më pak të njohura të automobilave më së shpeshti merren me kredi dhe lizing.





