Kancelarja Angela Merkel ka hedhur poshtë kritikat për konceptin e rimëkëmbjes së prodhuesit të automjeteve Opel.
Qeveria nuk shpëton asnjë sipërmarrje, përkundrazi i jep një shans asaj në këtë krizë financiare, tha kryetarja e CDU-së për gazetën “Süddeutsche Zeitung”.
Pas vendimit përfundimtar për blerjen e Opel-it nga koncerni austriako-kanadez Magna, kanë nisur kritikat. Komisioni i BE-së theksoi se nuk duhet të vendoset asnjë kusht politik për një mbështetje shtetërore.
Qeveria në Belgjikë, ku fabrika e Opel-it, sipas konceptit të Magna-s, do të mbyllet, kritikoi proteksionizmin e Gjermanisë.
Artikuj të ngjajshëm:





