Home » Automjete të tjera » Aston Martin Super Sport për 7.5 milionë euro

Për adhuruesit e veturave ekzotike nga Aston Martin arrin një lajm i shkëlqyeshëm -modeli Super Sport do të prodhohet në seri të kufizuar prej vetëm 8 copëve.

Për fat të keq, çdo ekskluzivitet paguhet majmë, kështu që as Aston Martin Super Sport nuk do të jetë një përjashtim. Çmimi prej 7.5 milion euro nuk mbahet në fshehtësi, për dallim nga emrat e
pronarëve të pasur.

Në përputhje me emrin Super Sport, vjen agregati me benzinë 5.4 litërsh V8, i cili ofron 950 kuaj fuqi dhe seriozisht rrezikon modelin Bugatti Veyron.

Sa i përket pjesës së brendshme, aty nuk do të mungojë luksi, ndërsa karroceria do të ngjyroset sipas dëshirës së blerësit, derisa vjedhja e kësaj veture është e pamundur dhe sigurohet me kontratë.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!

Artikuj të ngjajshëm:

  1. Aston Martin e ka prezantuar modelin V8 Vantage S
  2. Aston Martin One-77 për herë të parë në Londër
  3. Aston Martin One-77 arrin shpejtësinë 354,86 km
  4. Janë zbuluar fotot e para të Aston Martin Cygnet
  5. Wheelsandmore Aston Martin DB9

Komentoni këtë artikull

© 2010 AutoLajme.com · Auslandskrankenversicherung