Në përzgjedhjen për çmimin “E-Car-Award”, fitoren në kategorinë e megaveturës së qytetit më inovative, e ka rrëmbyer Audi A1 E-tron.
Ky model ka ngadhënjyer në një konkurrencë prej 24 veturave dhe atë për shkak të inovacionit të transmisionit elektrik.Audi A1 E-tron, automobili tërësisht elektrik i cili premierën e ka pasur në panairin e veturave në Gjenevë, është veturë me nivel zero të gazrave i cili me bateri të mbushura, mund të vozitet mbi 50 kilometra.
Falë forcës maksimale prej 102 kuaj fuqive, A1 E-tron ofron kënaqësi të vërtetë në vozitje. Ndërsa kur harxhohet energjia e baterisë, në skenë del motori kompakt me djegie të brendshme.
Audi A1 E-tron është automobil elektrik kompakt i klasës Premium. Kjo veturë me dy dyer dhe me katër ulëse, është konceptuar për vozitje në të gjitha kushtet e përditshme urbane.
Artikuj të ngjajshëm:





