Një hulumtim i shkencëtarëve pranë Universitetit Shtetëror në Michigan ka treguar se automjetet elektrike emetojnë shumë më pak nxehtësi, gjegjësisht vetëm 20 për qind të nxehtësisë që emetojnë modelet aktuale.

Ky dallim mund t’i zvogëlojë efektet e të ashtuquajturit “ishulli i nxehtësisë” – fenomen që i shndërrojnë qytetet e mëdha në një “kazan vlimi”, transmeton Telegrafi.

Krahas kësaj, zëvendësimi i të gjitha automjeteve të deritanishme me ato elektrike, mund të zvogëlojë nevojën për klimatizimin e ajrit që është një tjetër bonus për ambientin jetësor.

“Valët e nxehtësisë mund të shënojnë edhe fundin e njerëzimit, ndërsa kur është fjala për ndryshimet klimatike, madje edhe një gradë mund të bëjë dallim të madh”, thonë shkencëtarët.