Home » Lajme » Automjetet mund të pajisen me “kuti të zeza”

Efektet e problemeve të kompanisë automobilistike Toyota, që tërhoqi rreth nëntë milionë automjete nga tregu për shkak të disa defekteve lidhur me pedalin e përshpejtimit, kanë filluar të ndihen në tregun amerikan të automobilave.

Dhe jo vetëm, Kongresi i SHBA-së, po vlerëson një përforcim të mundshëm të standardëve të sigurisë të cilave një automjet duhet ti nënshtrohet, dhe ndër to është instalimi i një “kutie të zezë”.

Ashtu siç ndodh me avionët, çdo automjet duhet të pajiset me një sistem që të regjistrojë gjithçka po ndodh me funksionimin e mjetit, në mënyrë që, nëse do të verifikohej një defekt, gjithçka do të regjistrohej menjëherë nga “kutia e zezë”.Megjithatë për momentin kjo masë mbetet në nivelin e propozimit, pavarësisht se Komisioni i Tregtisë së

Dhomës së Senatit kanë nisur të ekzaminojnë seriozisht një projekt reformë për standardet e sigurisë, që ndër të tjera parashikon edhe çështjen e kutisë së zezë.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!

Artikuj të ngjajshëm:

  1. Vitin tjetër vjen Aston Martin Cygnet
  2. Toyota do të tërheqë 270.000 makina hibride “Prius” nga tregu i SHBA-ve dhe Japonia
  3. Volkswagen tani mban fronin, jo Toyota
  4. Toyota braktis Formula 1?

Komentoni këtë artikull

© 2010 AutoLajme.com · Auslandskrankenversicherung