Firma amerikane Lockeed-Martin ka zhvilluar dizajnin e avionit super sonik të së ardhmes.
Në ndryshimet e bëra nga kompania, avioni super sonik, duke përdorur motorin “V të përmbysur” në pjesën e krahëve minimizon mundësinë e shpërthimeve të mundshme gjatë fluturimeve të gjata.
Ky dizajn i ri i Lockheed-Martin ka hyrë në mesin e projekteve që do të financohen dhe vihen në përdorim gjatë periudhës 2030-2035 nga Administrata e Hapësirës Aeronautike të SHBA-ve (NASA) dhe nga Drejtoria e Misionit të Kërkimit të Hapësirës Aeronautike.





