Sheiku Salman bin Isa Al-Khalifa beson se një garë e re në Katar apo kudo tjeter do të eklipsoje rëndesinë e fundit te sezonit ne Abu Dhabi Grand Prix.

Bahreini bllokon perpjekjet e Katarit per tu futur ne kalendarin e Formula 1. kete e konfirmoi shefi i “Bahrain International Circuit” qe shprehet skeptik per nje gare te re ne vendet e Gjirit. Bahreini u be gara e pare e F1 ne Lindjen e Mesme ne vitin 2004. Suksesi i shpejtesise maksimale ne zone solli ne aktivitet edhe Abu Dhabi Grand Prix, kjo qe nga viti 2009.

“Oreksi vjen duke ngrene” thote nje fjale e urte dhe duket se kete konfirmon perpjekja e Katarit qe pas Moto GP te organizoje edhe nje gare ne F1 ne “Losail International Circuit” ose ne nje piste te re ne rruget e qytetit-shtet. Mirepo sheiku Salman bin Isa Al-Khalifa beson se nje gare e re ne Katar apo kudo tjeter do te eklipsoje rendesine e fundit te sezonit ne Abu Dhabi Grand Prix.

Nuk jane te pakte ata qe besojne se Al-Khalifa mund te kete marre te drejten e vetos ne hije si nje promotor i F1 ne Lindjen e Mesme, kur firmosi me Ecclestone, 10 vite me pare. Madje sheiku qe organizon garen e Bahrein e pranon kulturen ne rritje drejt sporteve te shpejtesise ne vendet e Gjirit. Por ai nuk eshte i bindur per shtimin e shpejte te nje piste te re ne zone. Duket se shuhen keshtu shpresat e Katarit qe pas Moto GP, Boterorit te futbollit ne vitin 2022 dhe nje sere eventesh boterore ne lojerat me dore, te organizoje edhe nje gare te F1.