Kompania gjermane e automjeteve Mercedes Benz, këto ditë ka mbajtur një konferencë për shtyp, në të cilën kompania ka zbuluar imazhet e para zyrtare dhe detajet e modelit të ri të Mercedes-Benz AMG SLS.
Thuhet se Mercedes Benz do të përdorë një dizajn më të lehtë, me motor në pjesën e parme që do ta bëjë veturën të arrij shpejtësinë prej 0-100km/h vetëm për 3.8 sekonda.
Me një motor të fuqishëm të AMG V8 6.3-litërsh, Mercedes-Benz AMG SLS, do të jetë në gjendje të gjenerojë 571kf. Vetura gjithashtu do të ketë transmision manual me shtatë shpejtësi gjë që i mundëson shoferit të arrij shpejtësinë maksimale prej 317 km/h.
Me sa duket edhe kësaj radhe inxhinierët e MB nuk kanë menduar fare për krizën ekonomike që ka kapluar botën, pasi që vetura do harxhon 13.5 l në 100 km.
Zyrtarët e lartë të kompanisë kanë bërë të ditur se vetura sportive pritet të dalë në shitje në tregun gjerman në fillim të vitit 2010, kurse çmimi i saj do të sillet rreth 177.310 euro.
Artikuj të ngjajshëm:





