Prodhuesi gjerman i automobilave BMV arriti që në tremujorin e dytë të këtij viti të rritë të ardhurat neto në nivel maksimal në dy vitet e gjysmë të kaluara, falë kërkesave për automobila të ri nga seria e pestë dhe shitjes rekorde në Kinë.
Neto fitimi i BMV-së i realizuar nga prilli deri në qershor u rrit për pothuajse shtatë herë, në 834 milionë euro, prej 121 milionë në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Fitimi i patatimuar i kompanisë në tremujorin e dytë u rrit për 1,3 miliardë euro, prej 151 milionë, përderisa të ardhurat kanë shënuar rritje prej 18 për qind, në 15,3 miliardë euro.Koncerni këtë vit pret rritje të shitjes për dhjetë për qind, në mbi 1,4 milionë automobila.





