Home » Biznes » BMW arrin fitim neto prej 324 milionë euro

Kompania gjermane “BMW”, prodhuesi më i madh në botë i automobilave luksozë, ka shënuar fitim në tremujorin e parë prej 324 milionë euro.

Rritja e fitimit është shënuar falë shitjes së mirë të gjitha modeleve, ndërsa kompania thekson se rritja e kërkesës për limuzinat premium do të ndikojnë pozitivisht në fitimet e kompanisë në gjithë vitin.

“BMW” në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka shënuar humbje prej 152 milionë euro, ndërsa të ardhurat totale të kompanisë në periudhën janar-mars janë rritur për 8.1 %, në 12.4 miliardë euro, nga 11.5 miliardë euro sa ishin vitin e kaluar.

“Synojmë të bëhemi lider botëror në prodhimin e automobilave luksozë në vitin 2010 dhe planifikojmë të rrisim shitjet në mbi 1.3 milionë automobila”, tha Norbert Reithofer, drejtori ekzekutiv i “BMW”.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!

Artikuj të ngjajshëm:

  1. BMW: Industria e makinave do të njohë rritje
  2. Mercedes-i është duke e humbur pozitën e liderit
  3. BMW dhe Audi kanë shitur më pak automjete në gusht

Komentoni këtë artikull

© 2010 AutoLajme.com · Subscribe:PostsComments