BMW ka befasuar të gjithë në panairin e automjeteve të porsahapur në Pekin me paraqitjen e konceptit të tij Gran Sport Coupe.
Tregu i limuzinave me linjë të lakuar kupe ekziston. Këtë e ka dëshmuar edhe Mercedes CLS gjatë disa viteve të fundit, e më pas edhe Volkswagen Passat CC, Porsche Panamera e Aston Martin Rapide. Karavanëve së shpejti do t’u bashkohet edhe Audi me modelin A7, e gjykuar sipas përsosmërisë së projektit, as BMW nuk është fort larg.
Koncepti Gran Coupe, nëse e injorojnë dyert e përparme, sigurisht mund të shërbej si paralajmërim për pamjen e serisë së radhës 6.
Në BMW ende nuk kanë qenë të gatshëm të flasin për detajet teknike, prandaj informatat e vetme me të cilat disponojnë janë ato për dizajnin. Automjeti me 1.400 milimetra lartësi dhe është për 100 milimetra më i ulët sesa seritë 5 e 7 të BMW-së, ka dyer pa kornizë të dritares dhe drita LED si para ashtu dhe prapa. Gjykuar sipas përsosmërisë së projektit dhe vëmendjen që ai ka tërhequr, do të thoshim se nuk është pyetje nëse ai do të paraqitet në treg, por vetëm kur ai do të prodhohet.
Artikuj të ngjajshëm:





