Home » Sporte Motorike » BMW largohet nga Formula 1, FOTA e gatshme ta ndihmoj


BMW Formula 1Skuderia gjermane BMW ka njoftuar tërheqjen nga garat e Formula 1. Lajmi është dhënë paraprakisht nga e përditshmja gjermane “Bild” dhe me pas u zyrtarizua nga presidenti i Këshillit Administrativ të grupit, Norbert Reithofer, në një konferencë për shtyp në Mynih.

BMW do të qëndrojë gjithësesi në automobilizëm.

“Eshtë një vendim i vështirë, por ka të bëjë me optiken e një strategjie ristërvitjeje të kompanisë sonë”, tha Reithofer.

BWM do të bëhet kështu prodhuesi i dytë i madh në nëntë muaj që largohet nga kjo garë, pasi edhe Honda morri të njëjtin vendim vitin e kaluar. Ka frikë se edhe Toyota mund të marrë të njëjtin hap në disa javët në vazhdim.

Mënjëherë pas kësaj deklarate ka reaguar FOTA (Formula One Teams Association – Shoqata e skuderive të F1), e cila është shprehur e gatshme të ndihmojë BMW Sauber.

“Skuderitë që bëjnë pjesë tek FOTA janë të gatshme të japin gjithë mbështetjën e mundshme për skuderinë zvicerane, pjesëmarrja e së cilës në shoqerinë tonë është e konfirmuar, derisa te mbetët e përfshirë në botën e Formula 1”, bën të ditur shoqata FOTA në një deklaratë për shtyp.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!

Artikuj të ngjajshëm:

  1. F1 nga viti i ardhshëm vendos sistem pikesh si ne Moto GP
  2. Sauber dhe BMW bashkohen Formula 1
  3. Schumacher tërhiqet nga Formula 1: Nuk e zëvëndësoj dot Massa-n te Ferrari
  4. Vetëm një kampionat F1
  5. Ecclestone: ‘Nuk do të lejojë shkatërrimin e Formula 1’

Komentoni këtë artikull

© 2009 AutoLajme.com · Auslandskrankenversicherung