Home » BMW » BMW konfirmon serinë hibride 3

Drejtori ekzekutiv i BMW-së Norbert Reithofer ka paralajmëruar lansimin e serisë hibride 3 pak kohë pas fillimit të shitjes së serisë hibride 5.

Në takimin e aksionarëve të BMW-së Reithofer ka thënë se arsyeja e përshpejtimit të teknologjisë hibride, pos rregullave çdo ditë e më të ashpra ekologjike, është edhe në kërkesën e madhe për këtë lloj të automjeteve në Japoni.

“Shitja e automjeteve hibride atje (në Japoni) ka eksploduar. Nëse nuk keni model hibrid në portfolio, gjasat janë shumë të mëdha që së shpejti atje të mos shisni asnjë automjet”, u ka thënë Reithofer aksionarëve të tubuar.

Drejtori i BMW-së ka paralajmëruar fillimin e shitjes së serisë hibride 5 qysh në fillim të vitit të ardhshëm, e teknologjinë e njëjtë BMW planifikon ta kopjojë edhe në modelet tjera, para së gjithash në serinë 3 e cila është edhe më e shitura e BMW-së deri më tani.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!

Artikuj të ngjajshëm:

  1. Njohuri të reja për serinë 3 të BMW-së
  2. BMW befason të gjithë me konceptin Gran Sport Coupe
  3. BMW lanson serinë e re 5 Touring
  4. Pritet edhe ridizajnimi i modelit BMW X5
  5. BMW konfirmon prodhimin e modelit Vision Efficient Dynamics

Komentoni këtë artikull

© 2010 AutoLajme.com · Auslandskrankenversicherung