Me fillimin e shitjes së serisë së re 5 në Evropë, BMW ka lansuar edhe fotografitë e para të versionit të tij karavan i cili do të duhej të del në shitje gjatë muajit shtator të këtij viti.
Seria e re 5 Touring duket mu ashtu siç edhe është pritur, e blerësve do t’u ofrojë më shumë komoditet, nëse guxojmë të themi, edhe më shumë estetikë sesa që ishte rasti tek seria 5 GT.
Sikur edhe tek seria 5 limuzinë dhe GT, Touring është pajisur me një varg të gjerë teknologjish të reja. Ky automjet do të ketë marsh automatik prej tetë shpejtësish dhe paketën e teknologjive EfficientDynamics. Seria 5 karavan gjithashtu do të ofrojë opsionin me tërheqje në të katër boshtet.
Automjeti do të ofrohet me katër motorë të ndryshme. 520d (2.0 naftë dhe 184 KF), 530d (3.0 naftë me 245 KF), 523i (3.0 benzinë me 204 KF) dhe 535i (3.0 turbo-benzinë me 306 KF).
Ndryshimet më të theksuara vërehen në kapacitetin e bagazhit i cili në formën e tij bazike ofron 60 litra më shumë volum sesa që është rasti tek versioni limuzinë, respektivisht 560 litra. Me ulëse të prapme të lëshuara bagazhi mund të rritet në hiq më pak se 1.670 litra. /Telegrafi/
Artikuj të ngjajshëm:





