Prior Design ka bërë përmirësimin më të fundit të modelit BMW M5. Ky model përfshin rrota Vossen Wheels, ndërsa ngjyra e këtij modeli është blu.

Lista e përmirësimeve nuk përfundon këtu. Kompania gjithashtu ka siguruar edhe sistemin e shkarkimit slloven “Akrapovic” si dhe sistemin ECU me harta të reja.

BMW M5 është një makinë me 560 kuaj fuqi ndërsa kompania Prior Design ka rritur fuqinë e motorit në 600 kuaj fuqi.

Në modifikimin e këtij modeli nga kompania Prior Design përfshihen edhe krahët e përparmë, mbrojtësit e rrotave të pasme më të zgjeruara, boshti kryesorë i zgjeruar, mbrojtësi i përparmë i ridizajnuar dhe një spliter mjaft i madh.