Home » BMW » BMW paraqet dy modele te reja BMW 3-Series Coupe & Convertible

BMW ka bërë publike versionet e reja të 3-Series Coupe dhe Convertbile.

Keto dy modele duket se janë dizajnuar me qellim që të jenë te bukura qdo herë në modë dhe elegante, modeli 3-Series veçohet me drita të ridizajnuara LED, mbrojtës të përpunuar, mbulesë të re të motorit, drita të prapme LED dhe grill më të gjerë.

Në enterier, gjërat relativisht mbesin të pandryshuara. Pavarësisht kësaj, kabina është ende luksoze me elemente të punuara nga druri i lajthisë, elemente të punuara nga metali dhe ndriçime të ambientit.
Në mbulesën e motorit, 3,0 litërshi twin-turbo inline-six është zëvendësuar me 3,0 litërshin inline-six (i emërtuar N55), që sjell 306 kuaj fuqi dhe 400 Nm moment rrotullues. Starti prej 0-100 km/h arrihet për 5,3 sekonda, ndërsa për 5,5 sekonda me ndërruesin automatik.
Që të dy modelet kanë një shpejtësi maksimale prej 250 km/h, ndërsa pavarësisht përzgjedhjes së motorit, ndërruesi opsional Steptronic automatik do të veçohet tani me pedale të montuara në timon. 2011 3-Series do të paraqitet në shitje në SHBA dhe Evropë gjatë pranverës së këtij viti.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!

Artikuj të ngjajshëm:

  1. BMW befason të gjithë me konceptin Gran Sport Coupe
  2. Dalin fotot e para të BMW Alpina B7
  3. Detaje të reja për BMW Serie-3 e konvertuar në E92/E93
  4. Paraqitet BMW 7-Series M Sport
  5. Është prodhuar vetura më e fuqishme BMW M5 E60

Komentoni këtë artikull

© 2010 AutoLajme.com · Subscribe:PostsComments