Fabrika BMW Spartanburg në Karolinën e Jugut në Shtetet e Bashkuara ka njoftuar se ka prodhuar tre milionë njësi të këtij brendi.

Të punësuarit në këtë fabrikë kanë festuar prodhimin e tre milionë njësive të BMW-së, ndërsa njësia e tremiliontë i takoi modelit X5 M me ngjyrë Donington Grey Metallic dhe me enterier me lëkurë Mugello Red Full Merino, i dedikuar për konsumatorët nga Suedia.

Njësia e parë e prodhuar është modeli Alpine White BMW 318i, i cili është prodhuar në shtator të vitit 1994.

Ndërkaq, si njësia e njëmiliontë e prodhuar i takoi modelit Z4 M me ngjyrë Interlagos Blue, i cili është prodhuar në shkurt të vitit 2006.
Njësia e dymiliontë e prodhuar i takoi modelit BMW X3 me ngjyrë Vermillion Red, i cili është prodhuar në janar të vitit 2012.