SAV X6 M i BMW-së e fitoi një “pamje” të re nën regjinë e “tunnerit” të njohur, AC Schnitzer. Për dallim nga disa “tunner” të cilët ofrojnë modele ekstremisht të përpunuar AC Schnitzer është mbajtur në përpunimet minimale në mekanik dhe në disa shtesa tjera estetike.
Në sy menjëherë bie kapakët special nga alumini dimensionet e të cilëve janë varësisht nga dëshira e blerësve, mund të variojnë nga 20 deri 23 inç. Së bashku me rrotat vijnë edhe shtesat nga karboni dhe kromi detyrë parësore e të cilave është nxjerrja në pah e karakteristikave sportive të BMW X6.
Për përshpejtimin e shkëlqyeshëm është i ngarkuar motori 4.4 litra V8 turbo me 555 KF i cili do të përmbush apetitet e vozitësve sportiv. As ata tjerët nuk do të ankohen duke pasur parasysh që disponueshmëria e momentit rrotullues është në gamë të gjerë që do të thotë se vozitja është e rafinuar dhe pa strese të panevojshme.
Shtrirja në tokë është përmirësuar për shkak të rrotave më të mëdha. Natyrisht, gomat e dimensioneve të mëdha nuk janë të dëshirueshme në rrugën e rrëshqitshme, por automobilat e tipit BMW X6 nuk janë as të parashikuar për “off road”.
Tunneri gjerman në mënyrë adekuate e ka përshtatur edhe brendësinë kështu ‘soft tunningu” mund të konsiderohet si i plotë.
Artikuj të ngjajshëm:





