Armortech ka një ëmbëlsirë të re për entuziastët e automjeteve me xhepa të thellë dhe thënë shkurt, ata që kanë shije të paktë për estetikë. Duke marrë parasysh potencialin që ka tregu rus, shndërrimi i automjetit crossover të BMW-së në kupe do të mund të bëhej një hit i vërtetë.
Ani ka të shumtë prej atyre që këtë përpunim e shohin si të pakuptimtë, modifikuesi rus i automjeteve, Armortech, është i sigurt për sukses vendor si dhe global. Prandaj nuk cudit as vëmendja e madhe që i është kushtuar ripërpunimit, e puna është kryer në mënyrë shumë profesionale.
Ndryshimet e bëra në këtë automjet nuk mbesin aspak prapa origjinalit.
Pos shndërrimit të karrocerisë ArmorTech ofron edhe elemente tjera të dekorimit. Si rrjedhojë, pronarët e X6 do të mund të avancojnë karakteristikat e motorëve, të integrojnë elemente sportive, si dhe kanë në dispozicion një paketë të frenave më të fuqishme.
Artikuj të ngjajshëm:





