BMW X4 do të duhej të jetë një automjet crossover i ndërtuar në platformën e gjeneratës së re të modeleve SUV X3.
Në parim, X4 do të jetë për modelin X3 ajo që modeli X6 është për atë X5 – një variant i kombinuar crossover kupe. Në rast se X4 tregohet i suksesshëm, nuk do të na çudiste aspak fakti nëse trajtimin e njëjtë do të merrte edhe X1 në formën e modelit X2.
Supozohet se në BMW janë të kënaqur me suksesin e modeleve të veta sportive X5M e X6M, prandaj në duart e ekipit nga njësia M së shpejti do të mund të gjendej edhe modeli X3, derisa në ndërkohë, gjoja, do të duhej të presim edhe versionin më brutal të X3 me motor nga modeli në pritje 1M.
X3 35iS do të duhej të ketë motor trelitërsh bi-turbo prej gjashtë cilindrash me benzinë dhe 335 kuaj fuqi.
Disa nga këto modele edhe do të mund t’i shohim qysh në panairin e automjeteve në Paris këtë vjeshtë.
Artikuj të ngjajshëm:





