Home » Mercedes » Brabus E V12 Coupe në Gjenevë

Automjeti më ekskluziv, e siç e kanë cilësuar disa revista edhe përbindësh, Mercedes E class në version kupe do t’u paraqitet vizitorëve të panairit të automjeteve i cili po mbahet në Gjenevë.

Automjeti i bazuar në gjeneratën e re të E class ka linja më të mprehta dhe agresive, gjersa emri i tij është i thjesht -- Brabus E V12 Coupe, e ja çka fsheh kjo “bishë”.

Nëse u kujtohet panairi i automjeteve në Frankfurt gjatë vitit 2009, atëherë sigurisht i dini edhe karakteristikat e Brabusit mbresëlënës, i cili tani vjen si kupe. Natyrisht, ai është i bazuar në versionin E 63 AMG të E class, por motori i ti twin-turbo V12 6.3-litërsh është i aftë të zhvillojë hiq më pak se 800 kuaj fuqi.

Automjeti me katër ulëse arrin shpejtësinë prej 0 deri në 100 kilometra në orë për 3.5 sekonda, derisa shpejtësinë maksimale që ai mund ta arrij është deri në 370 km/h. Ky automjet do të jetë konkurrent i drejtpërdrejt i modelit A5 nga Audi.

Çmimi i Brabus E V12 është rreth 650.000 dollarë, sigurisht për faktin se është i prodhuar në numër të kufizuar, derisa për versionin kupe nuk është paralajmëruar edicioni i kufizuar. /Telegrafi

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!

Artikuj të ngjajshëm:

  1. 40.000 vetura të tipit Mercedes E-class janë shitur në Europë
  2. Mercedes publikon fotot zyrtare të E-class karavan

Komentoni këtë artikull

© 2010 AutoLajme.com · Auslandskrankenversicherung