Home » Sporte Motorike » Brawn thotë se Schumaher kampion që në vitin 2010

Në një deklaratë të bërë për media Ross Brawn deklaroi se është i sigurt se Michael Schumacher do shpallet kampion botë që në sezonin 2010.

Shefi i skuderise Mercedes GP mendon se makina gjermane është e denjë për të kërkuar serish vendin e parë. “Sot është me i qetë se sa kur u tërhoq, por mendoj se do përshtatet menjëherë”, pohoi Brawn. Në vitin 2010, Schumaher do përballet me dyshen kampione Alonso-Hamilton, por nuk duhet harruar këtu edhe britanikun Jenson Button.

“Ka nevojë për disa gara që të familjarizohet me veturat e tjera por me pas do rishikojmë Schumaherin e vjetër. Ka qënë përherë pika e tij me e fortë përshtatja në mënyrë të shpejtë”, shton shefi i Mercedes GP. Ndërkohë, 7 herë kampioni i botës ndodhet ende në bokse pasi ai mund te filloje testet vetëm në muajin shkurt.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!

Artikuj të ngjajshëm:

  1. Shasia e re do rikthejë Schumi-n kompetitiv
  2. F1:Mercedes prezanton modelin e ri për sezonin 2010
  3. Nënshkruhet kontrata mes Button dhe McLaren
  4. Shitet Skuderia e Brawnit, blehët nga Mercedes
  5. Jenson Button dua vetëm Brawn GP

Komentoni këtë artikull

© 2010 AutoLajme.com · Auslandskrankenversicherung