Pasi Gjykata e Lartë e Parisit anuloj vendimin që kishte dhënë FIA për Flavio Briatoren, ky i fundit hidhet në kundërsulm duke kërkuar dëmshperblim nga FIA.
Kjo kërkesë lidhet me prishjen e kontratave menaxheriale me pilotet Alonso e Kovalainen si dhe me cenimin e imazhit. Avokatet po përgatisin dokumentacionin dhe shuma e parave që ata mund të kërkojnë është rreth 30 milion euro.
Briatore do ta çoj çeshtjen në apelin e Gjykatës së Lartë të Parisit. Ndërkohë, FIA vazhdon të kundërshtojë vendimin e kesaj gjykate, duke theksuar se është marrë pa asnjë lloj konsultimi me Këshillin Botëror të federatës.
Artikuj të ngjajshëm:





