AutoLajme.com » Këshilla

Si të vozisni në borë
Hapi i parë: Përcillni vijat ku ka qarkulluar makina para jush!

Hapi i dytë: Pedalet i prekni sa më ngadalë dhe lehtë. Poashtu me timon manovroni më ngadalë dhe lehtë!

Hapi i tretë: Shikoni videon.

<object width="425" height="355">
<param name="movie" value="http://www.youtube.com/v/LnWOBE4Tg74?color1=d6d6d6&color2=f0f0f0&border=0&fs=1&hl=en&modestbranding=1&loop=&showinfo=0&iv_load_policy=3&showsearch=0&rel=1" />
<param name="allowFullScreen" value="true" />
<embed wmode="opaque" src="http://www.youtube.com/v/LnWOBE4Tg74?color1=d6d6d6&color2=f0f0f0&border=0&fs=1&hl=en&modestbranding=1&loop=&showinfo=0&iv_load_policy=3&showsearch=0&rel=1" type="application/x-shockwave-flash" allowfullscreen="true" width="425" height="355"></embed>
<param name="wmode" value="opaque" />
</object>

www.youtube.com/watch?v=LnWOBE4Tg74

Vetura që parkohet vetë
Cila makinë mund të parkohet vetë duke i dhënë një komandë të vetme.Këtë mund ta bëjnë modelet e reja të makinave FORD.

Duket si shpikje shpëtimtare për ata persona që kanë probleme në parkimin e veturës së tyre.

Ja që tashmë mund të ndihen më të lehtësuar kur fillimisht ta shohin videon më poshtë e më pas, pse jo, t’ju mbushet mendja ta blejnë këtë veturë.

httpv://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=5RiDwNcWTa4

Ka rënë borë, çka duhet të bëni?
Temperaturat e ulëta, rrugët e rrëshqitshme dhe kripa në rrugë kërkojnë nga ju që sa më parë ta përgatisni automobilin për kushtet e dimrit.

Me përgatitjen e automobilit tuaj për dimrin, gjendjen e rregullt dhe kuptimin se në rrugën e akullt rruga e frenimit dukshëm është më e gjatë se në verë, më lehtë do t’i kaloni ditët e ftohta. Në vazhdim do t’ju sjellim disa këshilla, të cilat do t’ju ndihmojnë se si të silleni me timonin gjatë këtij sezoni.

Gomat adekuate

Hapi i parë dhe themelor do të duhet të jetë ndërrimi i gomave. Gomat e verës në temperaturat nën 7 shkallë celsius bëhen më të forta dhe i humbin aftësitë, dhe për këtë duhet t’i ndërroni me ato për kushtet e dimrit. Edhe pse blerja e gomave në fillim është investim paksa i shtrenjtë, megjithatë, do t’ju shpaguhet për shkak të sigurisë më të madhe, të cilën e ofrojnë. Terminet për ndërrimin e gomave zakonisht janë në nëntor dhe prill.

Lëngjet, të rëndësishme

Hapi tjetër, është ndërrimi dhe kontrollimi i lëngjeve në automobil, duke filluar nga ndërrimi i vajit, i cili do ta lehtësojë ndezjen në mëngjeset e ftohta të dimrit. Po ashtu, duhet të kontrolloni edhe nivelin e lëngut në ftohës, dhe këtë ta zëvendësoni me antifrizin e pastër nëse deri më tani e keni pasur përzierjen e ujit dhe antifrizit në ftohës.

Lëngjet për dritare gjithsesi ndërroni me versionin për dimër. Me ta pastaj spërkatni të gjitha bravat në automobil në mënyrë që të parandaloni ngrirjen e tyre. Gomat mbrojtëse rreth dyerve do të ishte mirë t’i lyeni me sprejin prej silikoni, në mënyrë që të parandalohet ngjitja e tyre.

Akumulatori, frenat, dritat, zinxhirët

Akumulatori, nëse është disa vite i vjetër, do të duhet ta kontrolloni te mekaniku, si edhe frenat, dritat dhe fshesat e xhamave. Nëse pas fshesave mbetet gjurmë, gjithsesi ndërroni. Po ashtu, kurrë fshesat mos i aktivizoni nëse në xhama është mbledhur akull.

Në male dhe në vendpushime, qendra të skijimit, gjatë natës mund të bjerë aq shumë borë dhe gomat e dimrit përnjëherë të bëhen “të padëgjueshme”. Në këtë situatë zinxhirët janë zgjidhja e vetme. Vënia e zinxhirëve duhet të bëhet në shtëpi, në mënyrë që rruga e mbuluar me borë të mos ju befasojë. Është e rëndësishme të thuhet se zinxhirët vihen në rrugën e rrafshët, dhe jo kur të jeni nisur në përpjetë, dhe se hiqen sapo të arrini në rrugën e pastër. Në të kundërtën, zinxhirët do të dëmtohen dhe së bashku me dëmtimin e automobilit tuaj, do të zvogëlojë edhe sigurinë në vozitje.

Kujdesi i shtuar

Nëse në rrugën e mbuluar me borë automobili fillon t’u rrëshqasë të kapluar nga paniku mos e shtypni frenin! Në vend të kësaj shtypni pedalen e shpejtësisë, drejtojeni automobilin nëpërmjet timonit dhe lehtësisht frenoni, nëse është e nevojshme.

Nëse automobili juaj posedon njërin nga sistemet moderne të sigurisë (ABS-parandalon bllokimin e gomave dhe zvogëlon rrugën e frenimit, dhe ESP, i cili kontrollon stabilitetin) gjithsesi që do të jenë të mirëseardhur, por mos u mashtroni se as ata nuk janë plotësisht të sigurt.

Për këtë, vozitja e mençur dhe e kujdesshme në rrugën e rrezikshme është kushti themelor që ju garanton që do të jetoni dhe do të arrini shëndoshë deri te destinacioni i caktuar./zeri/

Interneti në makinë, do jetë shërbim standard
Tashmë internet hyn kudo dhe për fytjen e këtij shërbimi edhe në makinë tashmë do të jetë realitet. Këtë e pohojnë prodhuesit më të mëdhenj të makinave. Lidhja e internetit me wi-fi dhe 3D për makina do të jetë një standard tregon një sondazh i realizuar nga KPMG.

Më shumë se 1/3 e ekzekutivëve të makinave besojnë se kjo është një gjë e domosdoshme për sigurinë e automjeteve. Për realizimin e kësaj kompanitë e prodhimit do të bashkëpunojnë me kompanitë muzikore, telekomit dhe kompanitë e IT-ve.

Disa kompani kanë nisur të bëjnë një gjë të tillë që prej një viti si p.sh Toyota në bashkëpunim me Intel apo Audi që ofron lidhje 3D wireless në makinë A7.

Përgatiteni makinen për dimrë
Larja e thellë apo vetëm sipërfaqësore e automobilit si përgatitje për dimrin, i cili është në prag të derës, sikur edhe cila është mbrojtja më e mirë nga korrozioni, janë pyetjet të cilat i mundojnë shumicën e ngasësve para secilit dimër.

Larja kimike

E ashtuquajtura larja “jashtë dhe brenda” mund të kryhet për disa euro. Por, larja e thellë (kimike) e automobilit është tregim krejt tjetër.

Ajo nënkupton shumë më shumë se thithja e pluhurit të brendësisë së automobilit.

Me makina, pluhur adekuat dhe autokozmetikë me këtë lloj të larjes është e mundshme që të largohen shenjat nga ulëset, në tapiceri dhe gjurmët tjera që nuk mund të largohen me larjen e thjeshtë. Koha e nevojshme për larjen e këtillë është nga tri deri në katër orë dhe kushton goxha më shumë se larja e thjeshtë, “jashtë dhe brenda”.

Produktet antikorozion

Vendosja e mbrojtjes komplete nga korozioni te eksperti i kësaj fushe, në varësi prej madhësisë së veturës kushton një shumë të caktuar, ndërsa në serviset për larjen dhe vajosjen e makinës paralajmërojnë ngasësit që t’i shfrytëzojnë ditën e nxehta dhe të thata që produktet mbrojtëse të kenë efektin e vërtetë.

Automobilat e gjeneratës së re, bie fjala ata nga viti 2000 e këndej, e kanë karrocerinë më cilësore dhe garancinë deri në 12 vjet (ndoshta disa edhe më shumë) që nuk do të paraqitet korozioni në karroceri, kuptohet nëse nuk është e dëmtuar. Megjithatë, ekspertët këshillojnë që në pjesën e jashtme të modeleve të vihet së paku lëngu adekuat si preventivë.

Për pjesët e ndryshme në makinë ekzistojnë produktet e ndryshme mbrojtëse të cilat kontribuojnë në mosndryshkjen e tyre. Për mbrojtjen e pjesës së poshtme shfrytëzohet produkti antikorozion me bazë bitumenin, i cili në ngjyrat e zeza, gri dhe ato të bardha vihet kryesisht me brushën e thjeshtë, por duhet ditur se mbi të dyshemeja e makinës nuk mund të ngjyroset.

Për pjesët shkëlqyese, skajet dhe pjesët te rrota mbrojtjen më të mirë ofrojnë produktet që përbëhen nga PVC materiali plastik derisa parafina shfrytëzohet para së gjithash për pjesët e brendshme të dyerve, nën tapiceri.

“Është shumë e rëndësishme që produktet me bazë në PVC dhe parafinë të vendosen me ndihmën e ‘armës’ së veçantë dhe kompresorit në servis në mënyrë që drejt të mbushen të gjitha vrimat në makinë”, pohojnë ekspertët, dhe shtojnë që secila mbrojtje vendoset në dy apo tri shtresa.

Ka zgjidhje edhe për ndryshkjen e thellë

Disa ekspertë besojnë që korozioni i dyshemesë është shenja e parë që makina është “e pjekur” për hedhurina. Megjithatë, ata me përvojë pohojnë se ekzistojnë zgjidhje edhe për situatat e vështira kur katërrotëshin e kaplon korozioni i thellë.

“Nëse mbrojtjen e ‘shpon’ korozioni, atëherë atë pjesë të automobilit duhet ta gërryeni me gurin adekuat apo me brushën nga çeliku. Pas kësaj vendoset produkti antikorozion dhe pritet gjysmë orë që ai “ta gllabërojë” ndryshkjen. Pas kësaj kjo pjesë pastrohet derisa ajo mos të fillojë të shkëlqejë dhe ngjyroset”, pohojnë automekanikët.

Si te kurseni karburantin
Me rritjen e çmimit të karburantit është bërë e rëndësishme kursimi i tij. Kursimin e karburantit mund ta arrini edhe me disa këshilla të vogla që e ulin harxhimin.

Nëse do t’i përdorni të gjitha bashkë mund të shkojë edhe nga 10% deri në 30% kursim.

- Përdoreni makinën me kujdes: Mos i jepni makinës tuaj shpejtësi të menjëhershme dhe as mos bëni frenime të menjëhershme. Shikoni rrugën përpara dhe mos bëni shpejtësi e pastaj të frenoni menjëherë sepse është karburant i humbur kot. Përpara se të niseni për udhëtim përcaktoni rrugën nga do të kaloni.

- Ngite makinën me shpejtësi normale: Përdorimi i shpejtësive të larta rrit forcën e fërkimit të ajrit me makinën tuaj duke rritur konsumin e karburantit.

- Përdor shpejtësi të larta: Përdorimi i shpejtësive të larta ul rrotullimet e motorit dhe shpejtësinë e tij dhe kjo bën që të rritet performanca e karburantit.

- Kontrollo presionin e gomave: Gomat e shfryera kërkojnë më shumë energji për të lëvizur makinën për shkak të fërkimit të madh me tokën. Po ashtu edhe gomat e reja harxhojnë më shumë karburant.

- Mos e mbushni rezervuarin plot pa nevojë: Mbushja e rezervuarit plot do të thotë peshë shtesë në makinë që kërkon edhe më shumë energji për ta transportuar.

- Përdoreni kondicionerin aty ku duhet: Kondicioneri konsumon nga motori i makinës dhe kur është ndezur harxhon karburant. Nëse keni mundësi hapni më mirë xhamin sesa të përdorni kondicionerin aty kur nuk duhet.

- Mos ngarkoni pesha shumë të rënda: Varet nga mënyra se si e përdorni ju makinën për transport të gjërave që ju nevojiten. Është e këshilluar që peshat që nuk ju duhen të mos i mbani në makinë. Ngarkesa e makinës me pesha shton konsumin e karburantit.

- Mos e lini kot makinën ndezur: Duhet të dini se për ngrohjen e motorit mund të mjaftojnë edhe 30 sekonda dhe për kalimin e të gjitha proceseve maksimumi 3 minuta. Kjo varet nga makina që përdor. Fik motorin kur je duke pritur apo në radhë të gjatë.

- Përdor vajin e duhur për makinën tënde: Përdorni vajin që ju këshillohet sepse kjo mund të rrit perfomancën.

- Kontrolloni filtrat e ajrit: Mjafton të merrni filtrin dhe ta shikoni në drejtim të diellit nëse rrezet e diellit nuk e kalojnë filtrin ato duhen ndërruar. Filtrat e papastër ulin perfomancën e motorit.

- Ngisni makinë të vogël: Përpara se të blesh makinë mendohu mirë. Makinat e vogla harxhojnë më pak dhe janë ekonomike.

- Mos e përdor gjithmonë makinën: Kjo mund t’iu duket qesharake por ka vende ku mospërdorimi i makinës ka më shumë përfitim sidomos në periudhat apo kohët kur ka trafik. Këtu flasim për udhëtimet që mund të zëvendësohen nga mjete të tjera. Duam të themi se ke blerë makinë nuk do të thotë që në çdo vend duhet të shkosh me makinë.

1

Pajisje për kujdesin ndaj shoferëve të këqinj
Rreth një e dhjeta e aksidenteve që ndodhin në kryqëzime vijnë për shkak se dikush futet me të kuqe. Por – zakonisht për pa përgjegjshmëri – gjysma e njerëzve që vdesin nga këto aksidente nuk janë shoferët që futen me të kuqe.

Kërkuesit e firmës MIT kanë ndërtuar algoritëm që të mund zbulojë shoferët që kanë tendencë për të kaluar me të kuqe, përpara se ta bëjnë një gjë të tillë.

Monitori shikon shpejtësinë dhe distancën nga semafori, duke përllogaritur nëse ai do thyejë kodin rrugor.

Kjo pajisje ofron një paralajmërim prej dy sekondash, kohë e cila nëse menaxhohet siç dihet mund të ulni shpejtësinë dhe të shmangni aksidentin.

Dhjetë automobilat më të mirë gjatë këtij viti
Pas qindra kilometrave të kaluara nëpër ngasjet testuese, gazetarët e revistës prestigjioze amerikane për automobilizëm “Automobile Magazine” kanë përzgjedhur automobilat më të mirë që i kanë vozitur gjatë vitit 2011.

Sipas tyre, kjo përzgjedhje është plotësisht objektive dhe në këtë nuk janë bazuar para së gjithash një pamjen e bukur, por në rehatinë dhe sigurinë që ofrojnë këto automjete.

Audi TT RS

Ky coupe elegant plotësisht i bëri për vete gazetarët e “Automobile magazine”. Sidomos i fascinuan konturat e tij “të cilat sikur t’i ketë formësuar era”. Me 360 kuaj fuqi është automobil i përkryer për ngasësit kërkues. TT RS nuk kushton dyfishë më shumë se TT modeli, por është gati dyfishë automobil më i mirë se ai.

BMW seria 3

Motorët prej 230 deri 414 kuaj fuqi gjenden në 5 modele të kësaj serie të BMW-së, të cilët ekipin e revistës në fjalë i impresionoi mjaftueshëm që të zërë vendin e dytë.

Dodge Charger

Motori “Pentastar” V-6 zhvillon 292 kuaj fuqi, ndërsa konturat e tij qartë bëjnë të ditur se bëhet fjalë për makinë të fuqishme.

Ferrari 458 Italia

Të gjitha që konstruktorët e “Ferrari-t” kanë mësuar duke projektuar bolidin për F1 i inkorporuan në këtë model në të cilin me siguri që nuk do të mbeteni të pavërejtshëm.

Ford Focus

Revista “Automobile Magazine” Ford Focus-in në vitin 2000 e shpallën automobilin e vitit, ndërsa edhe versioni i ri i këtij modeli edhe më tutje është i përkryer.

Ford Mustang Boss 302

Me motorin e tij 5-litra V-8 ky model i “Ford-it” është konkurrencë e denjë për madje edhe BMW M3.

Honda Odyssey

Në listën në të cilën kryesisht mbizotërojnë automobilat sportiv u fut edhe një automobil i vërtetë për familje, të cilin revista “AM” e konsideron zgjedhje ideale për ngasje të gjata.

Range Rover Evoque

Versionin më të ri të automobilit legjendar britanik gazetarët e “Automobile Magazine-s” përveç si të përkryer për ngasje e shpallën edhe triumfues sa i përket dizajnit.

Porsche Boxster

Dëshironi ta sprovoni ngasjen në Ferrari Italia, por këtë vetes nuk mund t’ia mundësoni? Boxster është zgjidhje “më e lirë” e cila do t’u ofrojë përvojë të ngjashme me çmim katërfish më të lirë.

Volkswagen GTI&Golf TDI

Nuk duhet veçanërisht të potencohen cilësitë e brendit më të popullarizuar në vendin tonë dhe në botë, ndërsa as gazetarët amerikan nuk kanë kundërshtime sa i përket cilësisë së tij.

Si të blini makinë të përdorur e të mos “digjeni”?
Në ditët e sotme, shumë njerëz joshen për të blerë makina të përdorura. Me kaq shumë pak zgjidhje financiare në dispozicion, pra shumica zgjedhin të blejnë makina të përdorura.

Në fakt, shumë konsumatorë të zgjuar thonë se blerja e makinave të përdorura është njëjtë si blerja e makinave të reja, natyrisht nëse blerësi di se si t’i blejë ato!

Pra, nëse dëshironi të blini një makinë, por nuk mund ta përballoni një të re, këtu janë disa këshilla të mira që mund të zbatohen kur blini një makinë të përdorur:

Historia e makinës

Historia e makinës patjetër do t’i sigurojë blerësit disa informacione të dobishme lidhur me performancën, riparimet, dhe problemet e makinës. Pra, nëse ju mund të zbuloni pak histori, ajo do të jetë në avantazhin tuaj.

Në këtë mënyrë, do të jeni në gjendje të krahasoni dhe dalloni një makinë nga tjerat. Ka raste kur makinat e përdorura janë duke u shitur për shkak të disa aksidenteve apo eksperiencave negative. Ju duhet ta shqyrtoni rastin më shumë nëse makina që dëshiron ta blesh ka një histori të tillë.

Kontrolloni dokumentacionin

Ju duhet të jeni të sigurt që makina nuk është e vjedhur, nuk është në hipotekë, dhe se ai që nënshkroi në “faturën e shitjes” është vërtet shitësi dhe poseduesi i pronës. Ka shumë raste që makinat vidhen në Kosovë apo shtetet tjera, dhe shiten këtu nga persona të cilët nuk janë fare pronarë legjitimë të atyre veturave.

Ka pasur raste kur personi ka blerë një veturë të përdorur në Kosovë, dhe posa ka dalë nga kufiri i Kosovës është arrestuar sepse kishte qenë duke vozitur “makinë të vjedhur”. Normalisht personit në fjalë iu ka prishur pushimi veror, dhe është dashur që prezantojë të gjithë dokumentacionin e blerjes për ta sqaruar rastin. Thjesht, sigurohuni që shitësi është me të vërtetë pronari, në mënyrë që t’ju ikni problemeve të panevojshme më vonë.

Shikoni gjendjen e makinës

Para se të blini një makinë të përdorur, është mirë që së pari të inspektohet gjendja e përgjithshme e makinës. Nëse nuk ndiheni rehat ta kontrolloni veturën personalisht, dërgojeni te një automekanik që i besoni në mënyrë që ai t’i inspektojë të gjitha pjesët dhe të të sigurojë që makina është dhe do të jetë në gjendje të mirë.

Tregoni mekanikut edhe për çmimin të cilin e ka vetura. Shpesh mekanikët do të të thonë se vetura është në gjendje të mirë, por çmimi nuk ia vlen. Me të vërtetë blerja e një makine të përdorur mund të duket e lodhshme nganjëherë. Megjithatë, nëse ia dedikoni pak kohë dhe energji, atëherë do të jeni shumë të kënaqur sepse e dini se keni blerë makinë të mirë për çmim të mirë./zeri/

Këshilla për motoçiklistët
Ditët e nxehta dhe pa reshje, para ditëve të dimrit, janë më së shumti të përshtatshme për ngasësit e motoçikletave, dhe marrë parasysh që ende po merr kohë bukur e mirë shumë adhurues të dyrrotëshve ende nuk e kanë ndërmend që ta “pensionojnë” për disa muaj motoçikletën e tyre.

Por, natyrisht ekzistojnë edhe të tillë që motoçikletën e ngasin edhe në temperatura nën minus si dhe në shi, madje edhe në borë prandaj nuk është e tepërt t’i paralajmërojmë për kujdesin që duhet ta kenë gjatë ngasjes në vjeshtën e vonë.

Sikur edhe secilës makinë tjetër edhe me rastin e ngasjes së motoçikletës duhet t’i kushtohet vëmendje gjendjes së rrugës. Megjithatë, rreziku nuk fshihet vetëm në rrugën e lagur.

Kujdes në këtë periudhë

“Me rastin e temperaturave të ulëta shkalla e përshtatjes së gomave me sipërfaqen e rrugës është shumë më ndryshe, më e vështirë, në krahasim me kohën e nxehtë, andaj për shembull, me rastin e frenimit duhet dukshëm më shumë të frenohet që motoçikleta të ndalet në tërësi.

Natyrisht, ngasja e motoçikletës është më e rrezikshmja me rastin e reshjeve sidomos kur bie shi pas një periudhe të gjatë të thatë, kështu uji përzihet me pluhurin me çrast rruga bëhet shumë e rrëshqitshme”, pohojnë ekspertët e kësaj lëmie.

Madje edhe nëse kemi të bëjmë ende me “ditët e nxehta verore” motoçiklistët duhet të jenë shumë më kujdesshëm në këtë periudhë të vitit sesa në periudhat tjera.

“Duhet të kihet parasysh që shumica e pjesëmarrësve në komunikacion duke u afruar kah dimri gjithnjë e më pak presin motoçiklistë në rrugë. Pasi që terri bie më shpejt, pra dita është më e shkurtë, ngasësi i dyrrotëshit duhet të mbajë në trup pajisjet me ngjyra dalluese dhe të ngasë në mes të shiritit”, potencojë ekspertët.

Pajisjet mbrojtëse

Që ngasja në kohën e ftohtë të jetë edhe më e rehatshme, dhe para së gjithash më e sigurt motoçiklistët duhet të mbajnë me vete tërë pajisjet mbrojtëse.

“Kjo do të thotë që nuk duhet të ulet në motoçikletë nëse më parë nuk e keni veshur jaknën mbrojtëse, pantallonat, çizmet, dorezat dhe kapelën adekuate. Sidomos duhet të kihen parasysh pantallonat pasi që statistikat kanë treguar se motoçiklistët më së shpeshti kanë lëndime në këmbë me rastin e aksidentit”, shtojnë ekspertët.

Pa marrë parasysh kushtet e motit, rreziku më i madh i ngasësve të motoçikletave u kërcënohet në udhëkryqe dhe atë nga kolegët e tyre që drejtojnë timonin e automobilit. Ekspertët kanë zhvilluar një hulumtim të cilat kanë treguar se qëndrimet e këtyre dy kategorive të ngasësve në tërësi dallohen kur bëhet fjalë për sigurinë e tyre në rrugë.

“Motoçiklistët dhe ngasësit e automobilave kanë mendime të ndryshme për shpejtësinë e vozitjes dhe nivelin e alkoolit të lejuar në gjak, ndërsa më e tmerrshmja është se këta njëri-tjetrin e cilësojnë si rrezikun kryesor në rrugë.

Nga viti 2000 në mënyrë konstante rritet numri i motoçikletave në rrugë, ndërsa më së shpeshti në aksidentet shkaktohen me përplasjen ndërmjet dyrrotëshit dhe automobilit”, pohojnë ekspertët. Shumë ngasës të motoçikletave nuk dëshirojnë të rrezikojnë andaj në ditët e para të ftohta e dërgojnë motoçikletën në garazh.

Pauza dimërore nënkupton edhe përgatitjen e caktuar të motoçikletës për pranverë. Është e nevojshme të kontrollohet gjendja e pneumatikëve, të fryhen ata nëse është e nevojshme, pastaj të lyhen me vaj zinxhirët dhe të mbushet së paku deri në gjysmë rezervuari i karburanteve.

Këshilla për motoçiklistët

- Shfrytëzoni pajisjet adekuate mbrojtëse (kapelën adekuate, jaknën, pantallonat, çizmet, dorezat).

- Jini në vëmendshëm në komunikacion, përpiquni të ngisni në mes të shiritit.

- Respektoni kufizimin e shpejtësisë sidomos në hapësirën e udhëkryqeve.

- Mos gaboni “të përvidheni” ndërmjet dy kolonave të veturave.

- Kujdes për shkak të gjendjes së vështirë të rrugës në këtë periudhë.

- Nëse ngasësi i automobilit nuk ju vëren, mos hezitoni t’i bini burisë.