Home » Automjete të tjera » Chevrolet paraqet modelin e radhes Aveo RS

Chevrolet ka shpalosur konceptin Aveo RS në Panairin e automjeteve të Amerikës Veriore që po mbahet në Detroit.

Me qëllimin për të shikuar paraprakisht gjeratën e re Aveo (që do të lansohet në vitin 2011), RS veçohet me një grill masiv, drita tri-dimensionale, elemente të punuara nga alumini dhe fellne 19 inç. Në enterier, koncepti veçohet me punime nga lëkura, elemente nga metali dhe veshje me ngjyrë të zezë.
Fuqia buron nga 1,4 litërshi Ecotec me turbocharger, që sjellë 130 kuaj fuqi dhe 200 nm moment rrotullues.
Sipas menaxherit të përgjithshëm të Chevrolet, Jim Cambell “Ne shpresojmë që Aveo RS do të demonstrojë se vetura është serioze rreth ridefinimit të Aveo-së dhe do të zë vend në segmentin e veturave të vogla”.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!

Artikuj të ngjajshëm:

  1. Chevrolet planifikon “baby SUV-in”
  2. Chevrolet Aveo më model të ri në Paris
  3. Chevrolet prezanton versionin Cruze

Komentoni këtë artikull

© 2010 AutoLajme.com · Auslandskrankenversicherung