Prodhuesi francez Citroen, me arsye feston rezultatet e testimit më të ri NCAP, në të cilin është gjetur përfaqësuesi i tyre nga segmenti C, gjenerata e re e modelit C4.
Pesë yje për siguri ishte me siguri e pritur, mirëpo, se sa vërtetë mirë ka kaluar C4 në këtë test, flet shifra prej 97 për qind të pikëve kur bëhet fjalë për
pajisjet standarde të sigurisë, të cilën e përmban modeli bazë, ndërsa përmban elemente si kufizuesi elektronik i shpejtësisë, kontrolli i stabilitetit, sinjali me zë për mos lidhjen e rripit të sigurisë, etj.
Po ashtu, C4 ka të integruar ABS, ESP, EBD dhe gjashtë air-bag. Në këtë test pesë yje i kanë marrë edhe Suzuki Swift, Hyundai ix35 dhe Honda CRZ.
Artikuj të ngjajshëm:





