BMW ka bërë të ditur se Alpina B7 do të ofrohet për tregun e Amerikës Veriore si model i vitit 2011.
Më parë E65, i bazuar në B7, ishte vetëm në ofertë për Amerikën Veriore si edicion i limituar në vitin 2007 dhe 2008.
Në veçanti F01 i bazuar në BMW 7-Series veçse ka bërë debutimin e tij në Gjenevë gjatë viti të kaluar, dhe varianti F02 u shpalos në Tokio, vetëm para disa muajve.
Për rifreskim të memories B7 arrin me 4,4 litrëshin twin-turbo me injeksion direkt V8, prej të cilit Alpina ka menaxhuar të nxjerrë 400 deri në 500 kuaj fuqi dhe 700 Nm moment rrotullues. 0-100 km/h arrihet për 4,5 sekonda.
Enterieri është, si zakonisht, i mbushur me punime nga Alpina, duke përfshirë edhe detaje të punuara nga druri ekskluziv, panel të brendshëm në tavan, instrumente të përpunuara, etj.
Shitjet do të fillojnë në pranverë, pas një debutimi publik në Chicago Auto Show, në shkurt. Çmimi do të bëhet i ditur afër datës së fillimit të shitjeve.
Artikuj të ngjajshëm:





