Tuneri gjerman i automjetëve Väth ka sjell detaje të reja për modelin e ri të Mercedes-Benz të versionit të ardhshëm të tyre, CL 65 AMG.
Ky model do të ketë aftësi të prodhoj deri 745 kuaj fuqi dhe moment rrotullues prej 1 150 Nm, gjë sipas të gjitha gjasave do t’i mundësojnë një start prej 0-100 km/h, për më pak se katër sekonda.
Për 36 890 euro kompania ofron një pako tuningu të motorit me kompjuter që mund të riprogramohet, si dhe me sistem të avancuar për ftohje. Auspuhët e rinj dhe sistemi i përshpejtimit janë gjithashtu të përfshira në pako. Pasi të vendoset pakoja, shpejtësia maksimale e veturës arrin në 340 km/h.
Konsumatorët kanë mundësi t’i shtojnë edhe fellnet 20 inç me goma të performancës së lartë Vredestein, të cilat kushtojnë 7 378 euro, ndërsa për frenimin e tërë kësaj fuqi, frenat me disqe 405 mm rrisin edhe më tej çmimin. Në total sistemi frenues do të kushtoj 8 082 euro, e nëse dëshironi të ulni makinën për 40 mm, atëherë kërkohen edhe 1 952 euro shtesë.
Modifikimet në eksterier gjithashtu prekin disa detaje të rafinimit, ndërsa xhepit të konsumatorit do t’i kushtojnë 3 188 euro tjera. Megjithëse Väth CL 65 AMG duket i shkëlqyer dhe ka një performancë të lartë, ne nuk jemi të sigurt nëse kjo justifikon koston prej rreth 57 500 euro.
Artikuj të ngjajshëm:





