Home » Citroën » Detajet zyrtare për Citroen C4

Në repartin e prapmë, ka një spojler të montuar në tavan, një mbrojtës të prapmë më klasik dhe drita të pasme moderne.

Në enterier, kabina veçohet me timon drejtues masiv, elemente metalike dhe hapësirë qendrore të përmirësuar në qendër.

Të mira tjera përfshijnë një mbajtës të teknologjisë së lartë të instrumenteve, kapacitet të bagazhit prej 408 litrave dhe sistem eTouch, që monitoron konsumimin e derivateve dhe sjelljet e ngasjes.

Në listën e opsioneve ka masazh në ulëset e përparme, sistem monitorues të këndit të vdekur dhe një tavan xhami për pamje panorame.

Nën mbulesën e motorit, ne mund të presim motorët e zakonshëm turbocharger me benzinë dhe HDi dizel. Përveç kësaj, Citroen do të lansojë edhe një C4 Hybrid me motor 1.6 litërsh dizel e-HDi. Gjersa detajet janë të limituara, hibridi do të veçohet me frenim regjenerues, sistem të ndaljes dhe nisjes së motorit ,dhe me goma të rezistencës së ulët. Emetimet pritet të jenë 109 g/km, por këta numra mund të zbresin në 99 g/km në variante më ekonomike. C4 do të paraqitet zyrtarisht në Paris Motor Show, me ç’rast do të bëhen të ditura edhe detajet zyrtare.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!

Artikuj të ngjajshëm:

  1. Automobilat që do të paraqiten gjatë këtij viti
  2. Modeli i ri i Citroën C4 me pamje dinamike
  3. Citroen C4 merr pesë yje në testin e përplasjes

Tags:

Komentoni këtë artikull

© 2010 AutoLajme.com · Auslandskrankenversicherung