Në terme të performancës, V8-i prodhon 512 kuaj fuqi (377 kW( dhe 1020 Nm moment rrotullues. Kjo mundëson që Muslanne të ketë një start prej 0 – 100 km/h për 5.3 sekonda, para se të arrijë shpejtësinë maksimale prej 296 km/h.
Dhe këto janë shifra mjaft mbresëlënëse për një automjet me 2 585 kg. Bentley i ka kushtuar gjithashtu kujdes të veçantë edhe ambientit. Për shkak të pranisë së dy sistemeve të reja kontrolluese, motori ka një përmirësim prej 15 për qind në emetime dhe konsumim të derivateve. Pavarësisht kësaj, Muslanne ka një konsumim të kombinuar të derivateve prej 16.9 litra për 100 km.
Në momentin që motorët janë kompletuar, ata vendosen në makina të balancimit, në mënyrë që të testohen tërësisht të gjithë komponentët. Në momentin që kalohet inspektimi, motorët vendosen në një test 80 minutash të ciklit, ku inxhinierët motorin V8 e nisin nga gjendja fillestare në kapacitet maksimale në kushte të ngasjes në botë reale./infopress/
Artikuj të ngjajshëm:





