Home » Këshilla » Dezinfektimi i pajisjes së aklimatizimit

Pajisja e aklimatizimit kërkon mirëmbajtje, përndryshe me kalimin e kohës nga ajo do të fillojnë të shpërndahen aroma të pakëndshme.

Për aromat e pakëndshme të aklimatizimit janë përgjegjës mikroorganizma të ndryshme (kërpudha, baktere, e të ngjashme), të cilat falë lagështisë, ngrohtësisë dhe mungesës së dritës shumohen tek avulluesi.

Këto mikroorganizma krijohen në sipërfaqen e cila grumbullohet nga smogu, pluhuri, poleni dhe fije të ndryshme.

Era e pakëndshme paraqitet si produkt i metabolizmit të tyre, e ky kundërmim është veçanërisht i madh atëherë kur aklimatizimi nuk vihet në funksion për një kohë më të gjatë. Në fakt, derisa aklimatizimi nuk është në funksion, mikroorganizmat zhvillohen pandërprerë, prandaj problemi intensifikohet shpejt. Thithja e këtij ajri nuk është vetëm i pakëndshëm, por edhe e pashëndetshëm, sepse mund të shkaktoj disa lloj telashesh.

Avulluesi, përndryshe, pajisja për ndryshimin e gjendjes agregate në pajisjen e aklimatizimit, pasi që kryesisht është vendosur në një vend që nuk është edhe aq lehtë t’i qasesh dhe kështu e bën pastrimin e tij është shumë të koklavitur. Prandaj janë shumë të dobishme substancat për pastrim në formë në spërkatësit apo shkumës, me të cilët, dorën në zemër, arrihen rezultate afatshkurtra, e as efikasiteti i tyre nuk është shumë për t’u lavdëruar.

Sa për ilustrim, ekziston një lloj shkume e cila me anë të një gypi futet drejtpërsëdrejti në vrimat e ventilimit dhe ashtu arrin deri tek avulluesi. Spërkatësit deri diku janë më efikas, pasi që arrin deri tek secila pikë në sistemin e ventilimit dhe në tërë kabinën. Si të përdorën spërkatësit: të ndizet motori, të aktivizohet pajisja e aklimatizimit në minimum, të aktivizohet riqarkullimi dhe të kyçet ventilatori në maksimum, të hapet kapaku i spërkatësit dhe të vendoset në dysheme, të lihet aty dhe të mbyllen dyert e automjetit.

Spërkatësi do të zbrazet për afro 15 minuta, kur edhe duhet të hapet dera e automjetit. Megjithatë, pastrimi më efikas kryhet me anë të një revoleje speciale me sondë dhe gërryese e cila sillet, të cilat me anë të një substance speciale për dezinfektim nën presion të madh edhe fizikisht i largon shtresat e krijuara.

Preventiva

Pajisjen e aklimatizimit gjithsesi ndaleni 10 deri në 15 minuta para fikjes së automjetit, në mënyrë që ajri të mund të thajë kondensatorin. Siç edhe thamë, lagështia është faktori kryesor i cili ndikon në zhvillimin e mikroorganizmave, prandaj kështu u krijohen kushtet e pafavorshme.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!

2 Komente

  1. Eheringe says:

    Keshilla jashtezakonisht te mira per automjete.

  2. Schmuck says:

    Faleminderit shume per keshillat nga schmuck.

Komentoni këtë artikull

© 2010 AutoLajme.com · Auslandskrankenversicherung