Dy firmat ruse në kordinim edhe me një kompani gjermane janë bashkuar për të ofruar një dizajn të ri për BMW 5-Series F10.
TopCar dhe Cardi nga Rusia dhe Lumma Design kanë bashkuar forcat për të krijuar një dizajnë të ri me një stil më agresiv për modelin e ri të BMW-së tek i cili do të rriten shumë edhe përformancat e tij.Duke gjykuar nga këto foto shihet se modeli i ri i BMW-së do të ndryshoj në pamjen e përparme ku duket të jetë pak më i fryrë, që ka të futur disa fije karboni nën këtë pjesë. Pastaj pjesët anësore mbi rrota do të jenë më të fryra të cilat i japin një pamje më agresive ketij modeli të ri.
Në pjesë e pasme i është shtuar një fiber karboni në maje të bagazhit, po ashtu edhe janë bërë ndryshime edhe tek pjesa e poshtme.
Grupi punues u krijua nga TopCar dhe Cardi derisa Lumma Design po i mban idet e tyre ende të fshehura sa i përket motorit tuning kit që janë du e zhvilluar për këtë veturë. Detajet e plota do të publikohen në muajin prill të vitit të ardhshëm.
Artikuj të ngjajshëm:





