Home » Lajme » Edhe Ford do të tërheqë për përmirësim 17.600 automobila hibridë!

Gjiganti amerikan automobilistik “Ford” kumtoi se do të tërheqë për remont 17.600 automobila hibridë, për të cilët supozohet se kanë problem me sistemin e  frenimit, kumtuan agjencitë botërore.

Kompania kumtoi se për shkak të problemit softuerik tek modelet “Fusion” dhe Mercury Milan”, të prodhuara para 17 tetorit të vitit 2009, në sitauat të caktuara, pedalja e frenave fundoset më thellë nga që duhet dhe vozitësit shpesh mund të ndjejnë se frenat nuk punojnë.

Sipas zëdhënësit të “Ford”-it, nuk ka problem me sigurinë e automobilave.

Kompania ka marrë numër të madh të paraqitjeve për defekte, por ka të dhëna vetëm për një incident të parëndësishëm, pa lëndime.

“Ford” kumtoi se do t’i informojë klinetët e vet kur dhe si mund të marrin korrigjim të problemit softuerik.

Zëdhënësi i kompanisë deklaroi se më shumë bëhet fjalë për masë parandaluese, se sa për tërheqje të plotë të modelëve të cekura

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!

Artikuj të ngjajshëm:

  1. Toyota do të tërheqë 270.000 makina hibride “Prius” nga tregu i SHBA-ve dhe Japonia

Komentoni këtë artikull

© 2010 AutoLajme.com · Subscribe:PostsComments