Edu Haxhiu vazhdon të jetë premtimi më i madh për Kosovën në garat e një sporti pak të njohur për vendin tonë, Formula. Edi po llogaritet si një nga talentët më të mëdhenjë të këtij sporti duke garuar me grupmoshat U20, anipse është vetëm 16 vjeçar.

Edi aktualisht ndodhet në Barcelonë ku është do të ketë teste të rëndësishme dhe se do të jetë nën vëzhgim të skuadrave të famshme të Formulas. Shemsi Haxhiu, babai dhe menaxheri i Edit ka thënë në një intervistë për Indeksonline se për Edin ka oferta të ndryshme, por se me kohë do ti shikojnë dhe do të vendosin për të ardhmen e tij.

Euro Formula 3 është niveli i garës që Haxhiu po garon tani, por që avansimi i tij në karrierë po është shumë i madh.

Edi vazhdon të jetë në kërkim të një sponzori të fuqishëm që të ketë përkrahje më të madhe sepse ai vazhdon të garoi nën flamurin e Kosovës dhe se pajisjet e tij janë me simbolet e shtetit tonë.