Home » Automjete Hibride » Është paraqitur modeli më i madh Prius me bateri nga Toyota

Toyota PriusToyota ka bërë të ditur se nga fundi i vitit do të del në shitje versioni më i ri i Toyota Prius, një veturë e madhe hibride e cila futet në lëvizje me anë të baterisë.

Toyota ka bërë po ashtu të ditur së do të punohet edhe në versionin karavan e ndoshta edhe në atë sportiv.

Mediat japoneze kanë njoftuar se Toyota planifikon të ofroj modelin e ri në platformën e Prius, të cilin do ta karakterizojë edhe gjenerata e parë e baterive e zhvilluar në bashkëpunim me kompaninë Panasonic.

Ky do të jetë modeli i parë i Toyotas i cili futet në lëvizje me bateritë litium-jon. Besohet se do të jetë pikërisht kjo risi e cila do t’i mundësojë Toyotas të mbajë pozitën e prodhuesit më të popullarizuar të automjeteve hibride në tregun japonez.

Sa për rikujtim, Honda e plasuar në vendin e dytë para pak kohe ka lansuar modelin e ri Insight, e së shpejti vijnë edhe modelet e reja.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!

Artikuj të ngjajshëm:

  1. Vjen Toyota IQ elektrike

1 Koment

  1. Aldisa says:

    Pse nuk ban me pa sa e ka qmimin edhe nr e telefonit

Komentoni këtë artikull

© 2009 AutoLajme.com · Auslandskrankenversicherung