Një gjykatë franceze ka falë ish-presidentin e Renaultit në Formula 1 Flavio Briatore.
Briatore në shtator të vitit të kaluar ishte përjashtuar përjetësisht nga Formula 1, pasi kishte urdhëruar Nelson Pique që të simulonte një aksident ne Çmimin e Madhë të Singaporit në 2008-en. Ai gjithnjë mohonte akuzat ndaj tij, ndërsa sot edhe përfundimisht doli i pafajshëm, kështu duke fituar gjyqin.
Briatore si kompensim për dëmin dhe të pavërtetat e shpifura ndaj tij nga Federata ndërkombëtare e Automobilizmit ka kërkuar dëmshpërblim prej 1.5 milion dollarë.
Skandali rreth Briatores ndodhi në fund të vitit të kaluar, kur ai kishte urdhëruar pilotin Nelson Pike që të simulonte një aksident në garën e Singaporit edhe atë vetëm dy xhiro para përfundimit, në të cilën garë në fund fitues doli shoku i tij i skuadrës së Renos, Fernando Alonso.
Artikuj të ngjajshëm:





