Home » Sporte Motorike » F1:Mercedes prezanton modelin e ri për sezonin 2010

Skuderia e njohur në F1 Mercedes GP do tentojë të fitojë titullin kampion në vitin 2010 me nje model të ri të vetures MGP W01 që do të drejtohet nga Michael Schumacher e Nico Rosberg.

Makina gjermane ka kaluar kolaudimet e fundit duke u prezantuar ne Shtutgart. “Është një fillim i ri dhe jam me shume se i motivuar. Skuadra ëhtë e shkëlqyer dhe mund të luftojë për titullin. Une do bej te pamunduren”, theksoi piloti 41 vjecar 7 here kampion bote. Ai ka shtuar se ngrohtesia me te cilen e kane pritur tifozet e ben te jete me i stimuluar.

“Te jesh pjese e shigjetave te argjendta eshte shume domethenese sepse kjo eshte nje shtyese per te qene gjithmone ne krye”, shtoi Schumi. Nga ana tjeter Rosberg nenvizon se ky eshte realizimi i nje endrre per te. “Jam i lumtur qe do punoj me njerez si Norbert Haugh, Ross Brawn dhe Nick Fry. Do jete nje sezon i madh”, deklaroi Rosberg.

Nuk ka si te mos shprehet me nota optimiste as Ross Brawn. “Besoj se per mua do te thote shume. Nje e neserme e mrekullueshme per skuderine tone edhe pse nje vit me pare nuk kishte te ardhme. E rendesishme eshte qe me ne fund kemi rikthimin e nje ikone te vertete si Mercedes. Kam pasur shume privilegje ne karrieren time por eshte shume e vecante te jesh pjese e ketij projekti”, shprehet shefi i skuderise gjermane.  /TCH/

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!

Artikuj të ngjajshëm:

  1. Shasia e re do rikthejë Schumi-n kompetitiv
  2. Brawn thotë se Schumaher kampion që në vitin 2010
  3. Schumacher? Binjaku i tij tek Mercedes deklaroi Montezemolo
  4. Pritet rikthimi i Schumacherit në Mercedes GP
  5. Nënshkruhet kontrata mes Button dhe McLaren

Komentoni këtë artikull

© 2010 AutoLajme.com · Subscribe:PostsComments