Renault ka bërë të ditur per media se nuk do terhiqet nga Formula 1 dhe se ka siguruar praninë edhe në sezonin 2010.
Skuderia franceze thekson se do mbajë emrin e saj dhe njëkohesisht do furnizoje skuderine Red Bull me motor Renault. Shoqëria bën me dije se një pjesë e kapitalit ka shkuar për kompaninë nga Luksemburgu, Geni Capital. “Dy partnerët do vazhdojnë bashkë. Firma në marrëveshje do të hidhet në fillim te vitit 2010”, shkruan Renault në një deklaratë zyrtare.
Pavaresisht hyrjes se Geni Capital, Renault do mbaje emrin e tij, do ruajë identitetin dhe karakteristikat më të mëdha. “Kështu, Renault ruan marrëdhënien me tifozet, vartësit, FIA-n dhe Fota-n.
Jam shumë i kenaqur qe po bashkëpunojmë me Geni Capital”, shprehët presidenti Bernard Rey.
Artikuj të ngjajshëm:





