Home » Sporte Motorike » Fernando Alonso dominon në Gjermani

Ferrari ka bërë një paraqitje mjaft të mirë në provat e dyta të lira të cmimit të madh të Gjermani, duke zënë vendin e parë dhe të tretë.

Spanjolli Fernando Alonso ka regjistruar kohën më të shpejtë në pistën e Hokenheimit, ndërsa braziliani Felipe Massa është renditur i treti.

Pas vështirësisë në mengjesin e të premtes, dy makinat e Ferrarit kanë përmirësuar kohët e tyre duke dhënë një shenjë se ata do të jenë një nga pretendentët kryesore për triumfin në pistën gjermane.

Mes dy kokekuqeve italiane është Sebastian Fetel me Red Bull, ndërsa shoku i tij i skuadrës Mark Veber u rendit i kartëti. Prapa në renditje janë dy makinat MekLaren.

Kryesuesi i këtij botërori, Ljuis Hemilton, pati një incident në provat e para, ndërkohë që në të dytat u rendit i 7-ti ndërsa Baton i 15-ti. Një paraqitje të mirë ka bërë gjermani Shumaker në vendin e 6-te, i renditur pas shokut të skuadrës Rosberg.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!

Artikuj të ngjajshëm:

  1. Fernando Alonso: Problemet janë normale
  2. Alonso fituesi i Çmimit të Madh të Koresë së Jugut
  3. Alonso rihap kampionatin
  4. Fernando Alonso: Të tjerët janë përmirësuar më shumë se ne
  5. Fernando Alonso është rikthyer në Europë

Komentoni këtë artikull

© 2010 AutoLajme.com · Auslandskrankenversicherung