Piloti spanjoll i Ferrarit flet për gjendjen e makinës në garën e Katalonjës, ku u rendit i dyti (ashtu si në renditjen e përgjithshme).
Nga pikëpamja teknike, F10-a u paraqit ashtu siç e parashikonim. Ndryshimet e bëra na dhanë më tepër shpejtësi, siç e prisnim.
Por gjithashtu është e vërtetë se edhe të tjerët kanë bërë një hap akoma më të madh përpara, të paktën përsa i përket rendimentit në një cirkuit të tillë”, shpjegoi piloti asturian.
Sipas tij, raportet e forcave do të ndryshojnë shpesh gjatë kampionatit në varësi të pistave, duke nënvizuar se ajo e Montmelosë në Spanjë nuk i përshtatej karakteristikave të Ferrarit.
Gara e radhës është në Montekarlo, të cilën të gjithë pilotët duan ta fitojnë. Është më e njohura në botë, për vetë faktin se zhvillohet në mes të një qyteti po kaq të njohur”, shtoi dy herë Kampioni i Botës.
Artikuj të ngjajshëm:





