Ferrari 250 Testarossa i vitit 1957 është shitur në ankand gjatë vikendit për hiq më pak se nëntë milionë euro.
Shitja ishte organizuar nga shtëpia e ankandeve “RM Auctions” në qytetin e lindjes së Ferrarit, në Maranello të Italisë.

Rekordin e mëhershëm e mbante po ashtu Ferrari – spikeri britanik i radios Chris Evans kishte paguar shtatë milionë euro për automjetin me ngjyrë të zezë 250 GT SWB California nga viti 1960.
Në këtë rast pronari i ri nuk është bërë i njohur, pasi që nuk ka marrë pjesë në ankand, por ofertat e tij i ka dhënë me anë të telefonit. Ai ka luftuar kundër tre ofertuesve dhe në fund ka fituar.





