Para numrit të madh të adhuruesve të automjeteve ka teknologjisë kompjuterike me bollëk e me pak mund e inspirim në botën virtuale mund të bëhen edhe mrekullira. Dorën në zemër, jo të gjithë janë të suksesshëm në këtë drejtim, por Angry Car Designer apo dizajnuesi Sasha Selipanov ia ka qëlluar shënjestrës.
Në fakt, Sasha edhe qysh më herët është i njohur për krijimet e tij dhe pikërisht tani ai ka paraqitur punën e tij më të fundit. Bëhet fjalë për Ferrari 612 GTO imagjinar – një ushtrim të pastër konceptual. Përveç kësaj Selipanov ka bërë një krijim shumë tërheqës i cili do të mund të tërhiqte edhe vëmendjen e Maranellos.
Selipanov është inspiruar nga Ferrari i ri 458 Italia, por edhe modeli më i vjetër 250 GTO. Duke luajtur me botën e ashtuquajtur të super-automjeteve ky dizajnues ka marrë edhe disa elemente nga modeli One-77 i Aston Martin.





