Sapo na kanë shfaqur trashëguesin e automjetit F430, modelin 458 Italia, nga Ferrari vjen edhe një tjetër ngacmim.
Në faqen zyrtare të prodhuesit dje është shfaqur një lidhje interneti me hyrjen “600 GTB – vjen së shpejti”. Edhe pse në Ferrari kanë reaguar shpejt edhe lidhjen e përmendur e kanë larguar pas vetëm disa minutash, lajmi për trashëguesin e supozuar të modelit 599 GTB Fiorano është shpërndarë si flaka.
Në Ferrari tani për tani po hedh po poshtë çfarëdo supozimesh nëpër forume dhe spekulimet e mediave dhe thonë se thjesht bëhet fjalë për një gabim teknik, e jo edhe për modelin e vet të ri.
Pasi që kjo nuk është hera e parë që italianët thonë një gjë e del krejt ndryshe (ajo për të cilën është folur), do të durojmë edhe pak. Ndoshta dikush në Ferrari do ta bëj edhe ndonjë gabim!. /telegrafi
Artikuj të ngjajshëm:
- Ferrari paralajmëron 6 modele të reja
- Vjen Ferrari më i shpejtë në histori
- Është leshuar nje video dhe disa foto të Ferrari 458 Italia
- Ferrari i parë hibrid me motor V12
- U zbulua Ferrari i ri 458 Italia!





