Prodhuesi nga Maranello ka konfirmuar se së shpejti do t’i paraqesë publikut versionin e ri të modelit 599, e burimet raportojnë se klientët e zgjedhur në ngjarjen e mbajtur kohë më parë “Pebble Beach Concours d’Elegance” tanimë e ka pasur rastin të njihet me automjetin e ri të kategorizuar si roadster.
Se sa ka qenë sekrete kjo paraqitje flet edhe fakti se të gjithë që kanë marrë pjesë në paraqitje gjoja është dashur të nënshkruajnë kontrata për fshehtësi dhe tek dyer kanë lënë fotoaparatet e celularët e tyre.
Megjithatë, se si do të mund të dukej në përfundim ky automjet mund të shihni në fotografinë e paraqitur, e burimet të cilat e kanë parë modelin testues thonë se në mes tjerash ky automjet do të karakterizohet edhe për nga ngjyra me shumë shtresa e emëruar Rosso Fuoco. Megjithatë, risia më e rëndësishme është mungesa e kulmit, respektivisht fakti se do të bëhet fjalë për një kulm tekstili i cili do të paketohet brenda automjetit dhe sipas nevojës të nxirret dhe të montohet lehtë e shpejtë.
Ky model do të kufizohet në gjithsej 100 njësi, gjersa do të futet në lëvizje nga motori 6.0-litërsh V12 me 670 kuaj fuqi nga versioni GTO. Çmimi i pritur është “mbi 360.000 euro”, e shitjet e para pritet të fillojnë verën e ardhshme.





