Gjykata e Parisit pasi shpalli të pafajshëm Flavio Briatoren nga të gjitha akuzat kanë arritur edhe kundershtimet e para nga Federata Ndërkombetare e Automobilizmit e cila ka reaguar ashper ndaj këtij vendimi.
Sipas FIA-s, vendimi i marre dje nga gjykata nuk do hyje në fuqi derisa të përfundoj edhe ankimimi i FIA-s. “Deri atëhere, vendimi i Këshillit Botëror do vazhdoj të jetë në fuqi”, shkruhet në një komunikatë zyrtare.
Ne vijim te deklarates, FIA ben me faj gjykaten, duke theksuar se nuk ka marre parasysh faktet që fajësojnë dyshen Briatore-Symonds.
“Gjykata ka vënë në diskutim kredibilitetin e FIA-s për motive proceduriale. Kapaciteti i FIA-s per të perjashtuar ata që kanë vënë në rrezik jetën e të tjerëve nuk është vënë asnjëherë në dyshim”, nënvizon federata.
Artikuj të ngjajshëm:





