Modeli i popullarizuar Fiat 500, çdo ditë fiton ndonjë edicion special i dedikuar për treg të caktuar.
Tani është zbardhur seria ‘Rosso Corsa’, e cila i dedikohet tregut gjerman. Por për fat të keq, ky model është kufizuar në vetëm 250 copë.
Të gjitha modelet Fiat 500 me shenjën ‘Rosso Corsa’, do të kenë fellne alumini prej 16 inçëve, drita Bi-Xenon, sistem audio superior dhe pinca frenimi me ngjyrë të kuqe.
‘Rosso Corsa’ vjen me motor benzinë 1.4 litërsh me thithje natyrale të benzinës, respektivisht me 100 kuaj fuqi. Çmimi i këtij modeli të ri të Fiat-it, do të jetë 19.500 euro.
Artikuj të ngjajshëm:
- “FIAT” kthehet në tregun amerikan pas 30 viteve
- Prezentohet modeli më i ri Fiat 500
- Fiat 500 me 265 kuaj fuqi





