Fiat dhe Chrysler janë, me sa duket, çift i përkryer. Prodhuesi amerikan, ka mungesë të veturave të vogla, i vendosur në anën tjetër të Atlantikut, derisa Lancia, në pronësi të Fiatit, nga ana tjetër i mungon një “zgjidhje e thjeshtë”.
Fiat modelet e Lancias në ShBA do t’i shesë nën shenjën e Chryslerit, derisa të gjithë modelet e Chryslerit në Evropë së shpejti do të bëhen Lancia.
Chrysler me shenjën e tij do të mbetet vetëm në tregun e Britanisë së Madhe, duke pasur parasysh që Lancia nuk është shitur në Ishull që nga 1991. Deri në fund të vitit Fiat po ashtu planifikon të bashkojë dilerët, me çrast rreth 350 do të mbeten pa kontratë.
Plani është brenda kufijve të Evropës të krijohet rrjeti prej 800 dilerëve dhe të rrisë shitjen e Chryslerit/Lancias nga 132.500 sa ishin në vitin 2009, në madje 300.000 njësi të shitura deri në 2014.
Artikuj të ngjajshëm:





