Home » Fiat » “FIAT” kthehet në tregun amerikan pas 30 viteve

Prodhuesi italian i automobilave “Fiat” sërish kthehet në tregun amerikan pas 30 viteve mungesë dhe tash dilerët e grupacionit “Krajsler” duhet të vendosin nëse do ta shesin brendin italian, i cili në fillim do të ofrojë vetëm një model, të voglin “Fiat 500″.

Në takimin në Detroit, rreth 400 tregtarë të “Krajsler”, “Doxh” dhe “Xhip”, të cilët punojnë në kuadër të “grupit Krajsler” dhe të cilët dëshirojnë të shesin automjete të “Fiat”, theksuan se miniautomobili ekzotik “Fiat 500″ në fillim do të jetë modeli i vetëm në vitin 2011 në sallonet e saj të shitjes.

Shitësit e “Krajsler” planifikojnë se do të mund të dërgojnë 50.000 automjete të vogla të “Fiat” në SHBA vitin e ardhshëm, në 165 qendra në 125 kryesisht qytetet më të mëdha, në tregun më të madh të automjeteve të vogla në botë.

“Fiat”, i cili ka 20 për qind nga aksionet e “Krajlser”, planifikon ta promovojë miniautomobilin e vet në Panairin në Los Anxhelos në muajin nëntor të këtij viti.

“Fiati” i vogël do të përpunohet në fabrikën meksikane Toluka, ndërsa motori i tij në SHBA. Çmimi akoma nuk është publikuar, por pritet se do të jetë rreth 15.000 dollarë.

Prodhuesi italian së fundi herë i shiti automjetet e tij në vitin 1983, por e braktisi vendin për shkak të cilësisë së keqe dhe rënies drastike të shitjes.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!

Artikuj të ngjajshëm:

  1. Fiat 500 ”Rosso Corsa”
  2. Prezentohet modeli më i ri Fiat 500
  3. Fiat 500 me 265 kuaj fuqi

Tags:

Komentoni këtë artikull

© 2010 AutoLajme.com · Auslandskrankenversicherung